Alvisa ka folur sërish për ndarjen nga Bashkimi. Prononcimi i saj vjen pak orë pas deklaratave të Bashkimit mbrëmjen e djeshme.

Ajo ishte e ftuar ditën e sotme në “E diell” ku ka treguar se si e kishte përjetuar ndarjen dhe sa mundësi rikthimi ka me Bashkimin. Alvisa tregoi se është lënduar por ka vetëm 1% shanse që ata të kthehen sërish bashkë.
“Vetë ndarja më ka lënduar. Qava për ndarjen, për personin në fjalë. Ka një përqind mundësi rikthimi.”-tha ajo.
Kujtojmë se dje i ftuar në “Prime”, Bashkimi tha se të njohësh dikë para ekranit është shumë më ndryshe se jashtë. Ish-konkurrenti u shpreh se gjatë emisionit ka vepruar më shumë me ndjenjë dhe se kishte një presion edhe më të madh ndërsa jashtë ka vepruar me një logjikë më të ftohtë.
I pyetur sesi është tashmë raporti i tij me Alvisën pas ndarjes, Bashkimi u shpreh se patën një ndarje të qetë kanë shkëmbyer disa mesazhe por jo diçka më shumë. Ai u tregua i rezervuar në lidhje me arsyet specifike të ndarjes por zbuloi se njëra prej tyre ishe dhe komunikimi.

Bashkimi dhe Alvisa ishin çifti i parë që doli nga Për’puthen këtë sezon. Pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre ata vendosën të largohem bashkë dhe të vijojnë lidhjen jashtë.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç duhet dhe megjithëse e vazhduan njohjen jashtë, ata vendosën që më pas t’i ndërpresin marrëdhëniet. Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story.

© Panoramaplus.al

