26 Gusht, 2023

“Sa je shëndoshur”-Pas komenteve për veshjen e saj në dasmën e kunatës fansat nuk e lënë të qetë, Einxhel Shkira: Nuk kam nevojë për njerëz që më çajnë kokën…


Pasi u komentua gjatë për veshjen e saj në dasmën e kunatës, Einxhel Shkira po përballet me të tjera paragjykime, kësaj radhe për peshën e saj.

Në disa foto të postuara në “Instagram”, një komentuese i shkruan:

Sa je shëndoshur

Einxhel Shkira ka postuar komentin në “instastory” por nuk u ndal me kaq duke e komentuar dhe reaguar edhe me një video ku flet për një lum komentesh të tilla që i vijnë çdo ditë.

“Këto mesazhe nuk më hynë në sy fare, e postova për të treguar sa patetike ngjani kur dërgoni komente të  tilla. Nuk besoj se asnjëra nga ne nuk jemi koshiente për peshën e trupit tonë dhe nuk ka nevojë të vij dikush të ma tregoi, besoi e mirëkuptoni se nuk kam përse të duroj njerëz duke na çarë kokën”- shprehet Einxhel.

Ajo ka vazhduar të postojë, duke ironizuar teksa shprehet se “Duhet të isha veshur edhe në plazh me të zeza.

© Panoramaplus.al