
Rudina Hajdari i ka prezantuar tashmë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me vajzën e saj Sihana.
Por ditën e sotme ajo është shfaqur për herë të parë me të bijën në një intervistë. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka treguar për marrëdhënien e saj me vajzën dhe vështirësitë që ajo has duke e pasur larg në pjesën më të madhe të vitit. Vajza e saj jeton në SHBA ndërkohë që Rudinës, për shkak të angazhimeve të saj, i duhet të jetojë në Shqipëri. Ajo tha se arrin ta menaxhojë situatën duke i shpjeguar Sihanës punën që ajo bën.
Teksa gjithashtu Rudina ka treguar se shpesh i flet vajzës edhe për gjyshin e saj Azem Hajdari, të cilin Sihana e njeh nëpërmjet bustit të tij.
“I kam treguar edhe për gjyshin, babain tim. I thoja shpeshherë që ky busti këtu është gjyshi.Sa herë që shkonte te busti thoshte gjyshi, gjyshi.Ne shkojmë te “Qyteti Studenti”, te busti që është aty.”- tha Rudina.Ndërkohë, Sihana shtoi: “Edhe unë thoja është shumë i mirë. Te gjyshi ne shkojmë te parku. Edhe çojmë lule.”
View this post on Instagram
Hajdari në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhëniën e saj me bashkëshortin. “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Eshtë e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- u përgjigj Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.
Rudina ka treguar se është një nënë e rreptë dhe ‘pengu’ i saj është se nuk kalon shumë kohë me të bijën. “Disiplina i bën mirë një fëmije. Sepse i tregon kufirin. Kur them jo, jo nuk e lë vajzën t’më ndryshojë mendjen”.

