Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, prej vitesh janë shoqe të ngushta. Përmes postimeve të ndryshme në profilet e tyre në rrjetet sociale, ato kanë zbuluar se kanë një marrëdhënie mjaft speciale.

Madje nuk mungojnë as shakatë apo komentet e ndryshme në postimet që bëjnë. Arbana së fundmi ka zbuluar se është me pushime, e herë pas here publikon foto në “Instagram”.

E sigurisht që nuk mund të mungonin komentet e mikes së saj, Xhemit. Por duket se një ndjekëse e Arbanës nuk është dakord me gjërat që Shehu shkruan, dhe e këshillon që mos të komentojë kaq shpesh.

“Se ça bën ca komente ti mi Xhemi. Gjithmonë sa herë poston Arbana ti dukesh sikur tallesh me thënë që ja shkruajta meqenëse të kam shoqe s’të lashë pa shkruar gjë. Këto komentet e tua s’i hyn në punë asnjë shoqeje”, i përgjigjet një ndjekëse e Arbanës, Xhemit e cila ka lënë një koment në foton e fundit të mikes së saj.

“Ti se di sa në punë me hyn ky komenti jot për shembull”, i përgjigjet Xhemi fanses së Arbanës.



