Liberta Spahiu është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Moderatorja e emisionit “Prive” është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here nuk nguron t’ju rrëfejë ndjekësve të saj, detaje të jetës private, por jo vetëm.

Së fundmi ajo u është përgjigjur disa pyetjeve të fansave të saj, ku dikush e ka pyetur për rrogën.

Pa hezitim i është përgjigjur: “Rrogën e kom herë ma pak e herë ma shumë…M’varet prej kushteve atmosferike!”.
Pra moderatorja u ka lënë ndjekësve të saj hapësirë që secili prej tyre të aludojnë për shumën e parave që ajo merr.


