
“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur a mund të dal me shokët të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruante Juli krahas fotos.
Teksa shumë ndjekës e komplimentojnë çiftin, ka dhe nga ata që komentojnë se gruaja është më e mirë se aktori.

“Gruaja shumë e bukur…nuk e kuptoj se për çfarë i është dashur një burrë si ty”, ka shkruar dikush te foto e Julit, i cili nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.
“Kur e provoi nuk i doli keq pasta!…”, i kthehet Juli, i cili ka 14 vite i martuar dhe ka dy fëmijë.

