18 Dhjetor, 2022

Rudina Hajdari flet për ndarjen nga ish-bashkëshorti dhe rrëfen raportin që ka ruajtur me të pas fundit të martesës: Zgjodhëm rrugët tona, por…


Rudina Hajdari ka pranuar se gëzon një raport shumë të mirë me ish-bashkëshortin e saj pas ndarjes, duke rrëfyer se “kanë një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partnerë të fortë”.

rudina hajdari

Ish-deputetja e PD tregoi se të dy janë të dedikuar mbas vajzës së tyre Sihanës në mënyrë që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë. Por të dy kanë zgjedhur rrugë të ndryshme dhe Rudina Hajdari shprehet se nuk pendohet për këtë gjë.

“Ka një vit që jeton në Amerikë, është shumë e vështirë të jetosh larg saj. S’dua që vajza ime të ndihet sikur familja e saj nuk është e plotë, ne i japim shumë dashuri, kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partnerë të fortë, njihemi që 16-vjeç dhe jemi totalisht të dedikuar mbas saj, dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur të ketë një jetë familjare të shëndoshë. Realiteti është se ne jemi të ndarë, ai jeton në Amerikë, unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh ajo, në “S’e luan topi”.

A është kjo një sakrificë e madhe që i kushtoi familjes tënde?

“Nuk jam penduar sepse ky është një rrugëtim, jeta është e vështirë, jam më me këmbë në tokë, prej këtyre ngjarjeve dhe më kanë bërë më të fortë”, u përgjigj politikania.

© Panoramaplus.al