9 Nëntor, 2018

Rudina Dembacaj sapo bëri 2 tatuazhe për dy persona të shtrenjtë për të (FOTO)


Aktorja e humorit si dhe moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale. Veç jetës profesionale, ajo ndan me ndjekësit e saj edhe momente nga përditshmëria.

Së fundmi aktorja ka zbuluar për fansat se ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për të voglën e saj, Viktoria. Rudina ka bërë tatuazh në kyçin e dorës emrin e të bijës dhe këtë e ka treguar përmes një fotografie të postuar në “Instastory”.

Por mesa duket ajo ka vendosur që një dedikim të tillë t’ia bëjë edhe mbesës së saj, për të cilën Rudina ka treguar se ka një dashuri të veçantë.

Në kyçin e dorës tjetër aktorja e moderatorja e njohur mban emrin Hana.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al