Pasi mbylli këtë sezon televiziv të emisionit të saj “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka nisur pushimet me familjen e saj. Prej disa ditësh, moderatorja ndodhet jashtë Shqipërisë dhe po poston shpesh foto nga pushimet.

Në foton e fundit, të postuar në “Instagram”, Rudina shfaqet me rroba banjo blu dhe në superformë. “E bukura e dheut”, shkruan Rudina me ironi, për faktin që në foto ka shtrembëruar fytyrën. Fotoja e moderatores ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentuesit i shkruajnë se ajo mbetet e bukur sado të shtrembërohet.

Në fakt, duke qenë aktore humori, Rudina bën shpesh autoironi. Janë shumë të lezetshme momentet ku ajo përshkruan se si ndihej kur ishte e shëndoshë dhe fakti që nuk e ka fare kompleks të tregojë se si ka qenë, e bën atë akoma më të dashur nga publiku. Rudina ka kuptuar se thjeshtësia është një armë shumë e fortë për ta bërë publikun për vete.

Ajo e di mirë se një foto me humor si kjo, pëlqehet më shumë se një foto e sforcuar për t’u dukur superseksi me çdo kusht. E megjithatë duhet thënë se, krahas aftësisë profesionale në aktrim dhe në moderim, Rudina është bërë një femër shumë e bukur edhe në pamje.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
