9 Shkurt, 2022

Rudina Dembacaj ironizon Einxhel Shkirën dhe e akuzon se i “vodhi” projektin: Ide origjinale e talenteve të ekranit


Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, është bërë realitet.

einxhel shkira rudina dembacaj

Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar duke i dhënë mundësinë Einxhel Shkirës që nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga ajo, të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për tu arsimuar.

Pas lajmit ka reaguar aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar nismën e Einxhel Shkirës, duke thënë se këtë nismë e ka ndërmarrë ajo e para rreth 1 vit e gjysmë më parë.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor.

Capture

Bëhet fjalë për projektin ‘Malësoret e mia” të Rudina Dembacajt, e cila synonte tu vinte në ndihmë vetëm vajzave që jetojnë në Malësi, në pamundësi për tu shkolluar, një ide pothuajse e njëjtë me atë të Einxhel Shkirës.

Megjithatë “Malësoret e mia” mbeti thjesht një projekt, ndërsa mbetet për t’u parë se si do jetë ecuria e nismës së prezantueses Shkira.

© Panoramaplus.al