15 Qershor, 2020

Rudina Dembacaj bën bashkë Mark Frrokun dhe ish-bashkëshortin, ja për çfarë festojnë si një familje e madhe


Rudina Dembacaj është përfolur shumë për jetën e saj personale.

Kjo për shkak të ndarjes nga bashkëshorti Aleks dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.

Çdo ditë e më shumë moderatorja po tregon se ka ruajtur marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin, me të cilin ka edhe vajzën Viktoria.

Së fundmi, ajo bëri bashkë Aleks dhe Mark Frrokun në ditën e pagëzimit të vajzës së tyre.

“Sot ishte dite shume e veçante per familjen tone te madhe! Pagezimi i te dy Viktoria-ve, Nardit, Ertes, Amantias, Leos dhe Markut! Falemderoj Zotin per kete dite! Ju dua ❤️”- shkroi Rudina në njërën prej fotove.

Ndërsa në një tjetër ku pozoi vetëm me Viktorian, shkroi: “E bekuar”.

Në këtë foto nuk mungoi komentoi i ish-bashkëshortit.

“??”- komentoi ai.

Ndërsa në InstaStory, Rudina publikoi foto të Aleks me vajzën Viktorian të përqafuar së bashku.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al