27 Nëntor, 2022

“Rruga e mbarë!”/ Beniada Nishani zbulon arsyen përse nuk flet me Einxhel Shkirën: Ka pasur keqkuptime…


Prishja e miqësisë mes Einxhel Shkirës dhe Beniada Nishanit shkaktoi goxha reagime në publik. Shpesh herë vajzat kanë treguar versionet e tyre se përse ato nuk flasin më bashkë.

Disa kohë më parë Einxhel u shpreh se ato nuk e ruajnë më të njëtin raport që pas daljes nga “BBVIP” madje nuk i kanë as numrat e telefonit njëra-tjetrës.

E ftuar në “Why Not”, pasi pa videon e moderatores, Beniada dha komentin e saj:

“A e njeh atë muzikën ku thuhet “Oj lulie, oj lulie plumb i bardhë a të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj. A të tha nëna rrugë e mbarë, vaj, vaj, vaj, vaj”.

Më pas, modelja u shpreh se miqësia që ato krijuan brenda shtëpisë ishte shumë e bukur por ndodh që ndodnjëherë të krijohen keqkuptime dhe raporti të kriset.

“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurtë se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, tha Beniada.

Kujtojmë se disa javë më parë, Einxhel realizoi një ‘Live’ për ndjekësit e saj dhe tregoi se nuk ka pasur një debat ballë për ballë por të dyja kanë evituar të flasin drejpërdrejtë për situatën. Ish-banorja rrëfeu gjithashtu se pas mbarimit të “BBVIP” ajo u përball me një situatë aspak të këndshme me mamanë e Beniadës, e cila e ka ofenduar atë duke lënduar kështu dhe familjen e saj.

Më tej ajo nuk i përjashtoi mundësitë për tu sqaruar në një të ardhme me modelen.

 “Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”– tha ajo.

© Panoramaplus.al