Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj kanë folur publikisht për lidhjen e tyre të dashurisë pasi e zyrtarizuan atë me një puthje në publike në spektaklin e javës së kaluar në Dancing With The Stars.

Mbrëmjen e djeshme, balerin u shpreh se nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me komentet pasi ky ka qenë vendimi i të dyve, ndërsa theksoi se raporti mes tyre është shumë real.
“Se kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”, deklaroi ai.
Konfirmimi i lidhjes nga ana e tyre solli reagime të shumta në rrjet, për shkak se balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment për lajmet e shumta në rrjet, por ka zgjedhur të postojë foto që janë interpretuar si mesazh nga ana e ndjekësve, të cilën kanë kryqëzuar këngëtaren Elhaida Dani se hyri mes çiftit.
© Panoramaplus.al
