Tema kryesore e muajve të fundit që padyshim ka përfshirë të gjithë është rritja e çmimeve.

Ky fenomen nuk ka përjashtuar as personazhet e njohur të ekranit.
Së fundmi, ka qenë Arbana Osmani, e cila ka “qarë” këtë hall me ndjekësit e saj. Nëpërmjet një postimi në Instagram, moderatorja ndan lajmin se për shkak të dyfishimit të çmimit si pasojë e rritjes së çmimit të lëndës së parë, libri i saj i dytë i gatimit nuk do të ribotohet.
“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…
Për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë. Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG”,– shkruan Arbana.
View this post on Instagram
Kujtojmë që përveç karrierës së suksesshme në televizion, Osmani ka shkrirë pasionin e saj për gatimin edhe në dy libra me receta të thjeshta gatimi. Sakaq moderatorja po shijon verën, teksa pritet të kthehet në ekran në dhjetor me edicionin e dytë të “Big Brother Vip”.



