Disa ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, u godit papritur me telefon në fytyrë nga një i pranishëm në koncertin e saj.

Pas goditjes këngëtarja u rrëzua në skenë, ndërsa stafi i saj vrapoi për t’i ardhur në ndihmë artistes. Si pasojë e këtij incidentit artistja e nominuar për çmimin ‘Grammy’ bëri 3 qepje në fytyrë.
Së fundmi u zbulua dhe identiteti i personit që goditi Beben. 27-vjeçari Nicolas Malvagna, nga New Jersey ra në prangat e policisë pasi ishte i akuzuari kryesorë për sulmin që ju bë këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha.
Nicolas ishte regjistruar nga kamerat kur në mes të koncertit ka gjuajtur me telefon në fytyrë këngëtaren.
27-vjeçari rrezikon të dënohet me një vit burg. Një ditë pas dëshmisë së tij, avokati i Malvagna ka reaguar duke rënë në kundërshtim me fjalët e klientit. Avokati pretendon se 27-vjeçari kishte shpresuar që Rexha ta kapte telefonin me dorë dhe të bënte foto me të.

“Si një fans, qëllimi i vetëm i Malvagna ishte që Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kishte atë si një kujtim”, tha avokati i tij Todd A. Spodek.
Mirëpo autori është shprehur ndryshe në dëshminë e tij:
“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit sepse do të ishte argëtuese”.


