30 Shtator, 2023

Rreth 30 vite pas vdekjes së tij, arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e Tupac Shakur! Reagon për herë të parë familja e reperit


Së fundmi është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e reperit të njohur amerikan Tupac Shakur, rreth 30-vite më parë.

I arrestuari është personi i identifikuar me emrin, Duane ‘Keffe D’ Davis. Ai u vu në pranga nga policia në një shëtitje pranë shtëpisë së tij në periferi të Las Vegas të Henderson këtë të premte.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe vetë familja e reperit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ne e kuptojmë se ata po e mirëpresin këtë lajm, janë të kënaqur me këtë lajm dhe sigurisht që janë të vetëdijshëm për kthimin e kësaj aktakuze”– thanë familjarët e legjendës së muzikës pop.

Kujtojmë që Davis pritet të përballet me akuzën për ‘vrasje’, sipas avokatit të qarkut Clark County Las Vegas, Steve Wolfson.

 

 

© Panoramaplus.al