15 Nëntor, 2022

Arrestohet përndjekësi i modeles Kate Moss, ja arsyeja


Një i sëmurë mendor i cili  kishte përndjekur modelen britanike Kate Moss, ka pranuar sot vrasjen me thikë të dy prindërve të tij.

42 vjeçari William Warrington, kishte nisur sulmin e tërbuar ndaj 67 vjeçarit Clive Warrington, 67, dhe ish-gruas së tij Valerie, 73 vjeçe, në mars të këtij viti në Gloucestershire në perëndim të Britanisë. Ai sot pranoi vrasjen nga pakujdesia prej “përgjegjësisë së reduktuar”, çka u pranua nga prokurorët.

Smiling headshots

Sot u mësua gjithashtu se Warrington kishte marrë një urdhër kufizimi në vitin 2019 pas përndjekjes ndaj modeles Kate Moss. Më parë përndjekësi kishte lënë jashtë vilës së modeles një helmetë të Luftës II Botërore, një shishe shampanjë dhe një maskë operistike.

Te maska ishte përfshirë gjithashtu një shënim kërcënues, thonin asokohë prokurorët, veprimet e Warrington raportohej se kishin shkaktuar “stres dhe ankth te modelja e famshme dhe familja e saj”. Në gjykatë u tha se ai ishte ndaluar sipas ligjit të Shëndetit Mendor kur në 17 shkurt të këtij viti kishte sulmuar me thikë një kolegun me të cilin ndante apartamentin.

Man, 37, gets restraining order after leaving distressing gifts for Kate Moss | Daily Mail Online

Ai ishte dërguar në spitalin psikiatrik Wotton Lawn por u la të shëtiste i lirë i pashoqëruar më 1 mars në kopshtin e impjantit. Warrington është parë më tej në kamerat e sigurisë të dilte nga dera kryesore por alarmi nuk u dha deri në mesnatë kur stafi kuptoi se ai nuk ishte në dhomë. Pacienti kishte marrë një taksi drejt një hoteli në Bourton-on-the-Water, ku kishte konsumuar alkool, para se të shkonte më pas në shtëpinë e nënës së tij.

Kate Moss' stalker admits killing his mum, 73, and dad, 67, after couple found stabbed to death 15 miles apart | The Sun

Prokurorja Anna Vigars KC, tha: “Ai hyri me thyerje në shtëpi dhe vrau nënën e tij”,  mëngjesin tjetër Warrington kishte shkuar në shtëpinë e të atit, ku fqinjët kishin dëgjuar zhurma traumatike dhe ulërima. Clive ishte dëgjuar nga fqinjët që ulëriste: “Përse po e bën këtë?” Policia kishte ardhur më pas në shtëpinë në Cheltenham pranë Londrës, ku gjetën vrasësin duke ecur në rrugë i përgjakur.

Man who had restraining order for stalking Kate Moss admits killing his divorced parents

Fëmijët e tjerë të Clive e Valerie shkruanin në një deklaratë: “Jemi të shkatërruar nga humbja tragjike e papritur e prindërve tanë. Ju falenderojmë për mesazhet e mbështetjes dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë për të reflektuar mbi këtë që ndodhi dhe të mbajmë zi me pjesën tjetër të familjes”.

 

© Panoramaplus.al