Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino u shpallën fituesit e edicionit të kaluar të “Dancing With The Stars”, duke rrëmbyer kupën e artë dhe çmimin e madh prej 50 mijë euro.

Mirëpo kohët e fundit në rrjet po qarkullojë lajme se Sara këtë vit do të jetë sërish pjesë e konkursit të kërcimit “DWTS”, mirëpo këtë herë jo në rolin e konkurentes po në atë të jurisë.
Megjithatë lajmi nuk është konfirmuar akoma nga ana e blogeres.

Që pasi u shpall fituesja e këtij programi, Sara po korr suksese të një pas njëshme, teksa gjithashtu është një ndër protagonsitët e fimit “Në kuadër të dashurisë”.
Kujtojmë që deri më tani vetëm Valbona Selimllari ka konfiruar që këtë vit do të jetë në jurinë e “DWTS”.
© Panoramaplus.al

