Aktorja dhe këngëtarja Klea Huta ka folur së fundmi për propozimin e papritur që mori nga partneri i saj Elgit Doda, planet për dasëm dhe për një fëmijë të dytë.

E fuar në një intervistë, Klea Huta rrëfeu se nuk e priste aspak propozimin e Elgitit dhe se nuk kuptoi asnjë veprim të producentit deri sa ai nxorri unazën para të gjithëve. Në fjalët që Elgiti i tha gjatë propozimit, Klea veçon fjalinë, “Po rregulloj gabimet e së shkuarës”, duke sqaruar se sipas saj propozimi duhe të kishte ardhur më herët.
“Ai na suprizoi me të gjitha… Giti nuk është kurrë i fjalës që të marri mikrofonin dhe të thotë “faleminderit që keni ardhur” dhe vjen më thotë mua “dalim të falendërojmë njerëzit që kanë ardhur”. I thashë: Po çfarë të flssim është 2 vjetori, edhe vitin e parë kanë ardhur. Thashë (me vete): O Zot çne ky? Dil ti i thashë, dhe më tha që të shkoja të rrija me të. As s’më shkonte në mend fare. As në ëndrrat e mia, për ta quajtur si ëndërr. Foli dy fjalë dhe më tha do flasësh ti, pasaj mori mikrofonin dhe u largua dhe unë prapë s’e kisha mendjen. Pastaj e panë edhe njerëzit që kishte marrë kutinë e unazës. Kur u ul pastaj, po dridhesha, nuk e prisja fare. Ishte shumë gjest i bukur. Gjatë propozimit ai thotë: Kam bërë disa gabim në të shkuarën që do t’i ndreq tani. Sepse duhe të kishte ardhur më parë propozimi. Po më mirë vonë sesa kurrë.”– tha Klea, e ftuar në “Ftesë në 5.”
View this post on Instagram
Sigurisht pas propozimit, pyetja që të gjithë i bëjnë është se kur do të zhvillohet dasma. Klea dëshiron shumë të veshë fustanin e bardhë madje ka menduar edhe vendin se ku dëshiron ta zhvillojë eventin, por ajo tregon se ende nuk ka diskutuar asgjë me Elgitin pasi “nuk kanë kohë.”
“E dua dasmën shumë dhe fustanin e bardhë por Giti si të thuash më mori edhe mua në rrjedhën e vet. Nuk e kishim diskutuar, dhe kjo erdhi tërësisht surprizë. Njerëzit aty po e pyesnin, “po dasmën, po dasmën” dhe tha: “Verën tjetër…” E ka lënë kështu evazive. S’jemi ulur për të folur, nuk kemi kohë. Nuk ka asnjë datë. Unë dua në det, brenda në det, jo në rërë.”– tha ndër të tjera Klea.

Aktorja foli gjithashtu për planet për një fëmijë të dytë, duke theksuar se për momentin mbetet vetëm si një dëshirë.
“Patjetër që po, po se kur… jo. Dua ta shijoj Kridin dhe nuk e kam ndarë mendjen… Thjesht e dua, se kur nuk e di.”- sqaroi ajo.
Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok.



