3 Nëntor, 2018

Rrëfimi prekës i këngëtares shqiptare për dy shtatzënitë e dështuara: Ka qenë shumë e…


Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka rrëfyer për herë të parë për dy episode të trishtuara nga jeta e saj.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, ajo ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Nëna e një djali të vetëm që quhet Plator, ka rrëfyer për herë të parë rreth dy shtatzënive të dështuara. Ndërsa për lindjen e djalit, ajo ka zbuluar se nuk e ka pasur në plan fare, por erdhi si një dhuratë nga Zoti.

“Nuk ka qenë me plan momenti kur mbeta shtatzënë por Zoti i madh e kishte shkruar. Ende pa e konfirmuar mjeku, i thashë Naimit që e kam diçka të barku dhe jam shtatzënë nuk kisha simptoma të tjera por thjesht e ndjeja”, ka thënë Mihrije.

Por gjatë këtij rrëfimi, ajo ka folur edhe për dy shtatzëni të tjera. Të parën ajo e ndërpreu me dashje pasi kishte rrezik që fëmija të mos lindte normal duke qenë se kishte ndjekur një trajtim me medikamente të dëmshme për të. Ndërsa aborti i dytë ishte akoma më i dhimbshëm pasi këngëtarja ishte 4-muajshe.

“Unë kam pasur 2 shtatzëni të tjera, në njërën kam qenë shtatzënë por nuk e kam ditur dhe kam shkuar te doktori. Po, ke vonesë cikli më tha dhe me dha tableta. Kur merr medikamente fruti nuk zhvillohet normal. Kur shkova të bëja kontroll doktori tjetër më tha, ti je shtatzënë, je dymuajshe. I thashë për terapinë dhe më tha, jo nuk duhej t’i kishe pirë. Dhe nuk e lamë të vijonte shtatzënia, e ndërpreva me dashje por jo me vullnetin tim”, ka treguar ajo.

“Shtatzënia e dytë ndodhi kur Platori ishte në çerdhe. Diku në muajin e 4 e gjysmë pata një dështim spontan, ka qenë shumë e dhimbshme. Platorit i pëlqente barku dhe vinte ma puthte. Më pëlqente vetja kur kaloja te pasqyra. Nëse është vëlla do t’ia vëmë emrin Jon, nëse është motër Ikena tha Platori. Por as sot e kësaj dite nuk e kam ditur nëse ka qenë Ikena apo Joni, nuk kam dashur ta di”, është shprehur Mihrija me lot në sy.

© Panoramaplus.al