13 Qershor, 2021

Rrëfimi ndryshe i Ardian Bujupit: Kam 5 vjet që kërkoj dhe s’po e gjej dot gruan ideale, dua ta kem edhe ortake në biznes


Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka rrëfyer disa sekrete për jetën e tij gjatë një interviste të dhënë në Tiranë.

ardian bujupi (1)

E kështu nuk kishte si të shpëtonte pyetjes nëse është në një lidhje dashurie, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai është shprehur se është disi e ndërlikuar dhe deri tani nuk ka pasur diçka serioze me asnjë vajzë.

ardian bujupi (3)

Nëse do lidhet seriozisht, nuk e ka problem që të dalë para publikut dhe ta nxjerrë në media. Ai ka treguar edhe se si e do gruan e tij ideale. Në bisedë me Rudina Magjistarin, Bujupi tha edhe si e ëndërronte vajzën e ëndrrave.

ardian bujupi (1)

Si është zemra jote, është i dashuruar Ardian Bujupi apo jo? I ke kënduar dikujt një këngë?

Është një temë e ndërlikuar, nëse këndoj një këngë apo shkruaj një tekst normalisht që kam punë me personalitetin. Për shembull nëse flas për Zhuljetën, nuk flas për Zhuljetën, por për një tjetër emër.

Lidhjet e mia, ose dashuria, nuk ka akoma diçka konkrete për t’ua treguar mediave, prandaj unë nuk i shpall. Nuk jam tip që jap emra, që të them kam qenë me këtë influencuesen ose me modelen. Nuk e shoh të arsyeshme të shpall një herë njërën, një herë tjetrën, nëse e kam një seriozisht, mund ta kap përdore dhe të dal në media e të vij këtu”.

ardian bujupi (4)

Fakti që ke filluar të bësh llogaritë e moshës, ke filluar të kuptosh që pak nga pak do fillosh të mendosh këtë pjesë.

Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur.

ardian bujupi (4)

Po si është vajza ideale për ty?

Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë te shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë”, tha Bujupi.

ardian bujupi (1)

Kujtojmë që prej kohësh u fol se këngëtari ishte i lidhur me modelen indiane, e cila ishte modele në këngën e tij të titulluar ‘Modela,’ dhe quhet Sabrine Khan. Por me sa duket këto fjalë s’paskan qenë të vërteta.

Këngëtari i ka mohuar lajmet, duke thënë se mes tyre ka vetëm një kimi shumë të mirë dhe kanë mbetur thjesht miq, ndonëse dedikimet dhe komentet e tyre në rrjete sociale s’na e mbushin shumë mendjen.

ardian bujupi (6)

Jo, nuk jam. Por, jemi shoqëruar, është shumë çikë e mirë domethënë, më ka ndihmuar shumë me këngën ‘Modela’. Kështu ka lindur njëfarë shoqërie, edhe jena kënaq bashkë, por s’jemi në lidhje”, u shpreh këngëtari pak kohë më parë.

I pyetur nëse ka presion prej familjes për t’u martuar me një shqiptare ai u shpreh: “Shumë! Babi s’e ka problem thotë bëj çka të dush! Nëna e do shqiptare, i bën disa hajgare”, u shpreh ai.

ardian bujupi sabrine (5)

Më pas gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, e pranoi publikisht se ka një fiksim dhe ajo është këngëtarja e njohur amerikane Madison Beer. Fansat i thanë këngëtarit se tashmë e ka ai radhën për t’u martuar dhe ai ka pohuar duke qeshur, ndërsa bën tag këngëtaren duke treguar se do të martohet vetëm me të.

Me sa duket, ai jo vetëm që e vlerëson artisten për talentin në muzikë, por njëkohësisht duket se ka edhe njëfarë tërheqjeje për diçka më shumë. Ardian Bujupi është këngëtar shqiptar nga Kosova me vendqëndrim në Gjermani.

ardian bujupi (1)

Familja e Ardianit emigroi në Gjermani kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Rrethanat dhe vështësitë që i solli emigrimi bënë që Ardiani të jetë i lidhur ngushtë për familjen. I ati, Bashkimi, dhe e ëma e tij, Taiba, me t’u vendosur në Gjermani, në Haidelberg, u përpoqën që të krijonin kushte brenda mundësive për shkollimin e fëmijëve të tyre.

ardian bujupi (9)

Kështu, teksa dy motrat e tij vijonin studimet e larta, Ardiani merrej me muzikë. Ardiani e kishte muzikën pasion që i vogël dhe asnjëherë nuk u shkëput. Kështu, pjesëmarrja e tij në evente muzikore ishte vetëm çështje kohe.

ardian bujupi (5)

Formatet e reja të shfaqjeve televizive, nëpër të cilat kompozitoret kërkojnë këngëtarë ishin për Ardianin një mundësi për t’u paraqitur para një publiku të gjërë. Pjesëmarrja e tij në një shfaqje të tillë televizive nga gjermani i famshëm Dieter Bouvling, në shfaqjen “Gjermania kërkon Siperyllin” (Deutschland sucht den Superstar), nuk kishte si të ishte ndryshe veçse një sukses para publikut.

ardian bujupi (1)

Me paraqitjen e tij në këtë shfaqje dhe sidomos me famën që mori, Ardiani ia doli që të ishte artisti më i adhuruar i përbashkët nga shqiptarët dhe gjermanët. Pas suksesit në Gjermani, Adriani ka bërë shumë hite për tregun shqiptar.

ardian bujupi (8)

Këtë vit publikoi albumin “10”, e ndoshta ndaj dhe partneren e dëshiron të ketë notën 10 në gjithçka.

© Panoramaplus.al