16 Tetor, 2021

Rrëfeu dhunën nga bashkëshorti/ Paloma ballafaqohet me të shoqin! Ja çfarë biseduan ata dhe surpriza që lumturoi banoren e “BBV”


Paloma e Big Brother Vip ka treguar momentet më të vështira që i është dashur të kalojë në marrëdhënie me bashkëshortin e saj.

paloma (6)

Ajo rrëfeu se babai i fëmijës së saj është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.

Paloma deklaroi se shumë netë i është dashur të përballojë frikën dhe pasigurinë si pasojë e agresivitetit dhe dhunës që bashkëshorti i saj shfaqte nën efektin e pijes.

Kjo dramë u komentua edhe gjatë spektaklit live të kësaj të premte teksa Paloma tha: Vendosa ta ndaj me publikun pasi po kaloj periudhën me të bukur të jetës time. Një nga fitoret e mia më të mëdha ishte që ndryshova Andrein dhe i dhashë mundësinë vajzës time të rritej me një baba.

paloma (9)

Pas këtyre fjalëve Paloma u ftua në Dhomën e Rrëfimit ku gjeti një kuti në të cilën ndodhej një trofe mbi të cilën shkruhej: Aktorja më e mirë e “Big Brother Vip’’.

paloma (2)

Bashkëshorti i saj kishte ardhur edhe në ambientet e shtëpisë dhe pas një ballafaqimi ai e qetësoi atë duke i thënë se ai epitet ishte një lojë.

Megjithatë ai u shpreh se ishte pak i lënduar që ajo riktheu një moment të vështirë të jetës së tyre pasi kështu mund të mërzisë shumë familjarë të tyre. Gjithashtu ai u shpreh se deklarata e Palomës ishte pak më e ekzagjeruar seç duhet.

paloma (1)

‘‘Vërtet e kemi kaluar dhe mos e hap më sepse lëndon prindërit, por herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të ekzagjeruar”,– tha bashkëshorti i saj.

Nga ana tjetër Paloma rrëfeu se tanimë është e lumtur dhe po planifikon të zgjerojë familjen e saj.

paloma (10)

Ndërkohë vëllai i madh rezervoi edhe një surprizë tjetër për Palomën, pasi ajo u takua me vajzën e saj.

© Panoramaplus.al