17 Shkurt, 2022

Rrëfehet dedektivja: Ja ku tradhëtojnë personazhet e famshëm shqiptarë


Dedektivja Shkënda Lili ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”. Ashtu si pritej ajo shpërndau disa nga eksperiencat e saj, teksa ka ndjekur persona të ndryshëm. Duke folur për tradhëtinë, Shkënda ka shpërndarë me publikun edhe disa ‘sekrete’ se ku tradhëtojnë të famshmit shqiptarë.

“Ne shikojmë nëse dikush është duke shkuar në hotel në periferi të Tiranës. Personazhet e njohur kanë shtëpia, në hotel shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve. Janë disa gjëra që unë nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri dikur dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie. Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë fajtorësh të tjerë që ndikojnë”, tha Lili.

© Panoramaplus.al