Në një club ku do të performonte reperja, Melinda Ademi, mungonte siguria dhe si pasojë në publik ka nisur një sherr i madh. Kjo ka detyruar që Melinda të anulonte koncertin.

Ademi ka bërë një postim në “Instastory”, ku njofton fansat e saj se nuk ka mundur që të dalë dot në skenë, pas ngjarjes që ndodhi në club.

“Për fansat e mi në Stubëll. M’falni qe skom mujt me dalë n’skenë per shkak t’rrahjes masive, sepse n’klub nuk ka pas asni sigurim. Mbrojeni rininë. Thuajini jo dhunës”, ka shkruar reperja në postimin e saj në “Instastory”.

Ndërkohë projekti i fundit i Melindës erdhi vetëm një muaj më parë dhe kënga e titulluar “Pika Pika” ka arritur tashmë 10 milionë klikime në kanalin e “Youtube”.
© Panoramaplus.al
