Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në një qendër mjekësore në qytetin e Pejës. Mediat kosovare kanë publikuar një video ku infermieret e kësaj qendre dhunojnë një paciente të moshuar.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në media, janë tre infermiere të cilat dhunojnë të moshuarën, ndërsa një tjetër person i filmon.
Pas videos së rëndë ka pasur një reagim të menjëhershëm nga personazhet e njohur të estradësduke ngritur zërin kundër dhunës dhe këtij akti skandaloz.
Ndër personazhet që kanë reaguar janë: Yll Limani, Mozzik, Bora Zemani, Rozana Radi, Olti Curri e shumë të tjerë.


Kujtojmë se videos së rëndë, janë prangosur dhunuesja e dyshuar dhe dhe përgjegjësja e shtëpisë. Kjo e fundit për moskallëzim të ngjarjes në polici.
Burime për mediat e Kosovës bëjnë me dije se Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
© Panoramaplus.al
