12 Dhjetor, 2018

Rozana Radi zbulon arsyen se pse nuk martohet: Preferoj të…


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Rozana Radi e ka pranuar publikisht se është e dashuruar, por ajo ka vendosur që ta mbajë larg syrit të publikut partnerin e saj.

Mbrëmjen e djeshme, Rozana vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në profilin e “Instagram”-it.

Fansat ishin të lirë që t’i bënin asaj pyetje si nga ana profesionale ashtu edhe ajo private. Prandaj një e pyeti nëse do ta falte tradhtinë dhe Rozana u përgjigj: “Asnjëherë”.

Një tjetër fans e pyeti se pse nuk martohet, dhe këngëtarja iu përgjigj: Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al