14 Gusht, 2019

Rozana Radi shfaqet më formë se kurrë me rroba banje (FOTO)


Artisja e njohur, Rozana Radi, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Madje ajo gjithashtu bën për të qeshur fansat e saj të shumtë me disa video gazmore që i realizon vetë.

Por së fundmi, Rozana ka vendosur që të ndajë me ndjekësit disa pamje nga pushime e saj në Santorini të Greqisë. Pavarësisht moshës, ajo shfaqet në super formë me rroba banje.

Në korrik të këtij viti, ajo mbushi 40 vjeç dhe u shpreh se është lodhur shumë për t’i bërë këto vite. Por duket se koha ka ndaluar për të, pasi gjithmonë shfaqet po aq energjike sa gjithmonë.

© Panoramaplus.al