Rozana Radin, prej vitesh nuk e kemi parë të marrë pjesë nëpër koncerte. Ky vendim paska arsye shumë të fortë.

Ajo ka rrëfyer në një intevistë për ‘Glamour Zonë’ një episod sipas saj të frikshëm i cili ka lënë pasoja në jetën e Rozanës duke e ‘detyruar’ kështu atë që të ndërpresë muzikën dhe të mos marrë më pjesë në koncerte.
“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.
Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.
Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, u shpreh Rozana.

© Panoramaplus.al

