26 Korrik, 2019

Roza Lati zbuloi për herë të parë si është njohur me Stinën: E pati me mua nja 3 vjet


Moderatorja Roza Lati dhe këngëtari Stine, kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Madje edhe pas ndarjes së tyre, ata kanë qenë herë pas here të komentuar, pasi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë së fundmi, Roza ka treguar për herë të parë si ajo dhe Stine janë njohur dhe ka nisur lidhja e tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me Don Phenom në emisionin “Bukë me vete”, këngëtari e pyeti moderatoren si është njohur me të dashurin e saj të parë.

Roza nuk ka ngurruar të tregojë si nisi gjithçka. “Ai ishte për të kënduar në një lokal…”- tha Roza duke e habitur Don Phenom, i cili mesa duket nuk ishte në dijeni të lidhjes së tyre.

“Ai po këndonte, unë isha vajza më e shkurtër e lokalit se të tjerat ishin miss-e. Ky djali kur po këndonte më drejtohej mua. Mua nuk më besohej që e kishte me mua. Por do ti, me mua e kishte. E pati me mua nja 3 vjet.”- rrëfeu Roza, duke lënë të nënkuptohet se po fliste për Stinen.

Roza dhe Stine qëndruan të lidhur për 3 vite, por më pas u ndanë dhe ruajtën marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al