30 Janar, 2019

Roza Lati rrëfen sekretet e jetës së saj: Kam parë prindërit e mi duke u zënë…


Moderatorja e njohur Roza Lati, e cila pëlqehet nga publiku shqiptar për spontanitetin që e karakterizon, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Dritare”, ku rrëfeu disa të pathëna nga jeta e saj.

Tematika që u trajtua në emisionin në fjalë ishte “Seksi dhe Nderi”. Teksa gjatë debatit u përfol për divorcin, Roza vendosi që të fliste për ndarjen e prindërve të saj.

Moderatorja ka treguar se ka qenë në një situatë të tillë që ka parë gjithçka që ka ndodhur mes tyre, çdo konflikt, ndaj ishte dakord për divorcin, megjithëse ishte ende fëmijë.

“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe”, u shpreh Roza në emision.

Prindërit e moderatores janë divorcuar kur ajo ishte fëmijë dhe fatkeqësisht disa vite më vonë babai i saj ndërroi jetë.

© Panoramaplus.al