21 Janar, 2019

Roza Lati ka pasur fiksim moderatorin shqiptar, zbulon mesazhet që ka shkëmbyer me të


Gjatë puntatës së fundit në emisionin “Why not”, moderatorja e njohur Roza Lati ka rrëfyer se në vitin 2009 ka patur një person fiksim.

E teksa ka kaluar një kohë e gjatë, pëlqimi i moderatores për Arjon Muçën si duket ka mbetur në kuadrin e një fiksimi të thjeshtë.

Gjatë emisionit, Roza po komentonte disa foto të VIP-ave shqiptarë të cilët iu bashkuan në “Instagram” sfidës së 10-viteve. Në një moment, moderatorja u ndal te fotoja e Arjon Muçës dhe tha duke qeshur: “Kur e nxori Arjon Muça këtë foton në “Instagram”, unë kam qenë shtrirë në krevat dhe i shkrova në inbox: “Nuk di si ta them, po në 2009-ën ke qenë fiksimi im”. Më shkroi: ‘Po mbrapa ça ndodhi?”. Unë i ktheva përgjigjen: “Thjesht u hutova!”.

© Panoramaplus.al