Moderatorja e njohur Roza Lati pozoi pak ditë më parë e veshur si murgeshë. Një gjë e tillë nuk u prit mirë nga disa fansa të saj, të cilët e kritikuan ashpër, madje deri në ofendime.

Pasi ka lexuar komentet negative, Roza Lati ka vendosur që t’u kthejë përgjigje. Moderatorja ka sqaruar përse është veshur ashtu dhe ku e ka marrë veshjen e murgeshës.

Ajo shkruan se paraqitja e saj ishte veç show dhe se veshjen e kishte marrë nga teatri: “Qetesohuni popcorn-a qe plasni direkte! Veshja murgeshes, nuk u mor nga Kisha!!! Apo nga motrat tuaja! Veshjen e murgeshes e mora nga Teatri i Operas dhe Baletit! • KJO VESHJE MURGESHE ESHTE BERE QELLIMISHT PER SKENE!!! PER SHOW!!! Shume artiste para meje e kan veshur! E shume mbrapa do e veshin! Kaq fetare te medhenj ju o duar-ndyer nga pislliku qe peshtyni e lepini perdite… do kishit zene me gura cdo film e kenge e shfaqie ku kane luajtur nder vite personazhe si murgesha e prifterinj!!! Jeni qesharak me ofendimet qe i keni mesuar nga foleja qe jetoni. Sa keq me vjen per ju. Per veten me vjen mire. Sepse PO BEJ PASIONIN TIM!!! ☝? SHOW!”.


