1 Maj, 2019

Roza ka një dhuratë për Rita Latin që t’i falë të gjitha gabimet: E ka më të mirë se i imi (FOTO)


Moderatorja e njohur, Roza Lati, është një ndër femrat e showbiz-it shqiptar më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është mjaft aktive në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, moderatorja ka zbuluar se ka surprizuar mamanë e saj, aktoren e njohur Rita Lati. Sipas Rozës, dhuratën e ka bërë që ajo t’i falë të gjitha gabimet që ka bërë këtë vit.

“E vogla ime meriton gjithçka, por po e nisim me një ‘iPhone 8’. E ke më të mirë se i imi”, është pusulla që i ka lënë te dhurata.

“Nuk është se merr shumë vesh nga teknologjia, por po t’i them që e ka më të mirë se i imi, aty bën diferencën. Rita Lati mi fali të gjitha gabimet për këtë vit”, shkruan moderatorja në postimin e saj në “Instastory”.

© Panoramaplus.al