Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës”, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Gjatë intervistës moderatori, Alaudin Hamiti, e ka pyetur këngëtaren që t’i tregonte publikisht emrin e të dashurit të saj të parë.

Ronela zbuloi periudhën kur e ka dhënë puthjen e parë dhe kujt ia ka dhënë.
“Puthjen e parë unë e kam dhënë afër maturës, në vit të katërt, gjimnaz”, rrëfeu këngëtarja, e cila është mjaft e sinqertë në daljet e saj televizive dhe as kësaj here nuk bëri përjashtim.

E për të gjithë ata që janë kuriozë që ta dinë, ai quhet Bledi dhe sipas Ronelës, ka qenë thjesht një lidhje kalimtare adoleshentësh.


