9 Prill, 2019

Ronela Hajati: Shumë kolegë janë treguar mosmirënjohës ndaj Yong Zerkës


Ronela Hajati ka sqaruar se çfarë raporti ka me Young Zerkën, meqë ka kohë që komentohet për lidhje me të. Ronela ishte e ftuar dje në një intervistë për emisionin “Mirage”.

Këngëtarja ka zbuluar detaje rreth projekteve të reja, si dhe foli për pritshmërinë e këngës së fundit. Ajo po ashtu foli edhe për jetën private, në këtë rast tregoi se çfarë raporti ka me Young Zerkën.

Gjatë intervistës, Ronela dukej e nxehur me mediat, të cilat merren me jetën e saj private dhe nuk e pyesin më shumë se sa klipe po nxjerr dhe sa po lodhet për to.

Sa për Zerkën, ajo tha se janë kolegë të mirë, se ai është një artist shumë i mirë që ka punuar shumë, ka dhuruar hite, ka ndihmuar shumë kolegë, disa prej të cilëve nuk i kanë qenë aq mirënjohës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al