19 Qershor, 2019

Ronela Hajati publikon videon ku desh rrëzohet nga shkallët: Kur thonë…


Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka zbuluar se është duke u marrë me xhirimet e videoklipit të saj më të ri.

Ajo ka publikuar së fundmi një video në “Instagram”, ku duket se ka rrezikuar jetën teksa ishte gjatë xhirimeve të këngës me titull “Lage”.

Në video, Ronela shfaqet teksa pengohet duke zbritur disa shkallë të frikshme në një lartësi shumë të madhe.

“Kur thonë: “Hë se keni punë të lehtë ju “ ??? -LAGE- 21.06.2019”, shkruan këngëtarja krahas videos së saj, ku duket e trembur teksa mbahet pas shkallëve për të mos u rrëzuar poshtë.

 

View this post on Instagram

 

Kur thone: “He se keni pune te lehte ju “ ??? -LAGE- 21.06.2019

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on


Me këtë video, këngëtarja tregoi se nuk është aq e lehtë që të xhirosh një klip, pasi mund të ketë të papritura.

© Panoramaplus.al