28 Dhjetor, 2021

Ronela Hajati pretendente për çmimin e parë, por ja kë mbështet Young Zerka në Festivalin e RTSH-së


Ronela Hajati konkurron në Festivalin e RTSH-së me këngën “Sekret” dhe është pretendente për çmimin e parë.

ronela hajati1

Ajo performoi të hënën në natën e parë të Festivalit të Këngës, ku ndezi skenën.

Ish i dashuri i saj, Young Zerka ka treguar se kë nga artistët mbështet dhe nuk është Ronela Hajati.

Këngëtari postoi në rrjetin e tij social Instagram një foto të Kastro Zizo, duke treguar se është ai konkurrenti që mbështet në Festival.

young zerka

Kujtojmë që Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë çift për 5 vite por i dhanë fund lidhjes gati 1 vit më parë.

Ndërkohë artisja është një nga emrat më të përfolur për të fituar Festivalin e Këngës, së bashku me Alban Ramosajn.

ronela hajati

© Panoramaplus.al