29 Tetor, 2018

Ronela Hajati “mollë sherri” mes Varrosit dhe reperit të njohur që i publikoi foton topless


Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka disa kohë që është përfolur për një lidhje të mundshme me Young Zerkën.

Por pavarësisht këtyre fjalëve, asnjëri prej këngëtarëve ende nuk ka pohuar asgjë për lidhjen e tyre.

Ndërkohë para pak javësh, reperi tetovar S4MM ka qenë i ftuar në emisionin “SEVENBIZZ”, ku gjatë intervistës ka folur për raportet me femrat. Aty ai ka folur hapur për këngëtaren shqiptare që e ka fiksim.

“Kam pas fiksim Ronela Hajatin dhe e kam parë në “Instagram”. Akoma hy e shikoj, por nuk e kam parë asnjëherë live. Më pëlqen si femër”, është shprehur ai.

Pas kësaj deklarate të bërë në “SEVENBIZZ”, reperi ka postuar dje në profilin e tij në “Instagram” një foto topless të Ronela Hajatit.

‘Ufffff’, ka qenë përshkrimi i S4MM në fotografinë e këngëtares. duke e shoqëruar gjithashtu shkrimin me disa emoji në formë zemrash e lulesh.

Fotoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku vihet re që edhe reperi i njohur Noizy ka thënë diçka.

Me shaka ai shkruan: “Varrosi do të shkatërrojë”. Të presim nëse vetë Ronela do të reagojë apo jo lidhur me këtë foto e koment, e cila tani ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al