27 Prill, 2019

Rona Nishliu tregon barkun e rrumbullakosur, ja kur do vijë në jetë foshnja


Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu, zbuloi pak ditë më parë një lajm të bukur, ajo është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë Rona ka zhvilluar një koncert në kuadër të promovimit të albumit të ri të saj. Koncerti për “Mindil u mbajt në Prishtinë dhe u prit mjaft mirë.

Ndërsa gjatë një interviste për “Mirage”, Rona tregoi se kur foshnja e saj pritet që të vijë në jetë. “Këtë javë përmbyllet i shtati”, tha këngëtarja.


Kështu ajo la të kuptohet se fëmija pritet që të vijë në jetë në muajin qershor. Kujtojmë se Rona i dha fund beqarisë në shtator të vitit 2018-të dhe tashmë pritet të bëhet nënë për herë të parë.

© Panoramaplus.al