25 Korrik, 2019

Rona Nishliu publikon foton e parë pas lindjes, ja si duket këngëtarja me vajzën


Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, u bë nënë për herë të parë më 19 korrik të këtij viti. Ajo solli në jetë një vogëlushe të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, e pagëzuan me emrin Noa.

E teksa kanë kaluar pak ditë që kur solli në jetë të voglën e saj, vetëm ditën e sotme ajo ka publikuar foton e parë me bashkëshortin dhe vajzën.

Në profilin e saj në “Instagram”, Rona ka publikuar foton dhe i dedikon vogëlushes edhe një shkrim emocionues.

“Ndjenja më përmbushëse dhe me kuptimplotë deri më sot. Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”, shkruan këngëtarja e njohur.

© Panoramaplus.al