28 Korrik, 2021

Romir Zalla tregon të vërtetën e skenave intime me Ema Andrean: Do ketë puthje, përqafime dhe…


Aktori i humorit, Romir Zalla, pritet që së shpejti të publikojë një serial të ri.

ema andrea romir zalla (3)

Më herët, aktori deklaroi në një dalje publike se pjesë e xhirimeve do të jenë edhe disa skena intime me aktoren Ema Andrea.

ema andrea romir zalla (5)

I ftuar ditën e djeshme në “Pushime On Top”, Romiri sqaroi të gjithë publikun duke thënë:

ema andrea romir zalla (1)

“Janë lajmet e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh. Jam i dashuri i Emës…

Dhe kur jemi pyetur si janë rolet, çfarë marrëdhëniesh keni, në një prej daljeve publike, unë thashë gati me gjysmë shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet në lidhje me produksionin.

ema andrea romir zalla (2)

Dhe kaq u desh që rrjeti të shpërthente me lajme e tituj nga më të ndryshmit. Zalla sqaroi se do të ketë puthje, por asgjë nuk do të jetë e ekzagjeruar.

ema andrea romir zalla (10)

Sigurisht që ka puthje, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri yt apo i njerëzve që dëgjojnë lajme të tilla. Gjithsesi, efektin e paska bërë dhe shpresoj që kurioziteti të jetë rritur, sepse ia vlen…”,- përfundoi aktori.

ema andrea romir zalla (9) ema andrea romir zalla (6) ema andrea romir zalla (4)

© Panoramaplus.al