8 Dhjetor, 2021

Romeo takon mes lotësh Donaldin: Edhe pse tentuan të vënë me shpatulla pas murit ti…Ja këshilla e aktorit për vëllain e tij binjak


Dy aktorët e njohur të humorit që janë vëllezër binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj janë takuar mbrëmjen e sotme në Shtëpinë e “Big Brother VIP”.

lot 2

Gjatë takimit emocional të dy binjakët shpërthyen në lot, ndërsa Romeo e këshilloi Donaldin të tregohet i fortë.

Moderatorja Arbana Osmani tregoi planin “djallëzor” që do të realizohet gjatë mbrëmjes së sotme, ku Romeo do të futet në shtëpi duke u shtirur se është Donaldi.

Romeo: Bëj atë që mendon ti! Unë t’i kam zgjidhur të gjitha hallet jashtë. Edhe je shumë i fortë, ngulite këtë gjë!

Donaldi: Gjatë gjithë kohës e kërkoj aprovimin tënd. Te situata e fundit…

Romeo: Edhe pse tentuan të vënë me shpatulla pas murit, ti e mbajte gojën dhe u tregove burrë. Ke treguar veten tënde. Më pëlqen, je i drejtë.

Arbana: Kemi një plan djallëzor. Romeo do futet në vendin tënd dhe ti do ta ndjekësh skenën nga dhoma e surprizave.

© Panoramaplus.al