Tom Brady duket se nuk është më “single”. Ish-ylli i NFL është kapur mat nën shoqërinë e modeles së njohur, Irina Shayk.

45-vjeçari e mori modelen 37-vjeçare nga ‘Hotel Bel-Air’ të premten pasdite dhe së bashku shkuan në shtëpinë e tij në Los Angeles, siç raporton një dëshmitar okular.
Çifti nuk u shfaq deri në orën 9:30 të mëngjesit të ditës së nesërme, kur Brady e ktheu Shaykun në hotelin e saj, që tregon se modelja e kaloi natën në shtëpinë e atletit.
Më pas Brady u pa sërish duke marrë Shayk, përsëri të shtunën pasdite me Rolls-Royce-in e tij të zi dhe u kthye në shtëpinë e tij.
Në një moment, sportisti është parë teksa e përkëdhelte atë me dashuri në makinë ndërsa e shoqëronte përsëri në hotel, lënë të kuptohet qartësisht se mes të dyve nuk ka vetëm miqësi por diçka më shumë.
Muajin e kaluar, Page Six raportoi se Shayk kishte treguar interes për Brady në dasmën e tregtarit të artit miliarder Joe Nachmand me Madison Hendrick, në të cilën ata të dy ishin të ftuar, në Sardenjë.



