Romanca mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Teksa dyshja ndodhen tashmë në Turqi, ku futbollisti po përgatitet për sezonin 2023-24 me Galatasaray , janë zbuluar disa biseda mes prindërve të saj, në të cilat thuhet se Wanda kërcënohet dhe ka frikë prej tij.
Nora Colosimo dhe Andres Nara janë prindërit e Wandës, të cilët janë ndarë prej 10 vitesh.
Zbulohet se prindërit e saj donin ta pengonin të udhëtonte në Turqi disa muaj më parë.
Është bërë publike një bisedë mes prindërve të Wandës dhe gazetares Yanina Latorre e cila është zhvilluar përmes WhatsApp-it dhe ku shprehen se partnerja e Icardit kërcënohet prej tij.
“Wan kërcënohet, ajo e do, por edhe ka frikë prej tij. Ai i flet keq, e bind të udhëtojë, e bën të besojë se ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur asaj, askush nga ne nuk e sheh e as nuk dëgjon se çfarë po ndodh, ai është shumë i keq”, i shkruante Nora Andres disa muaj më parë.
Ndërsa Andres Nara, babai i saj thotë se do të bënte gjithçka për vajzat e tij, duke konfirmuar bisedat e lartpërmendura.
Gazetarja shpjegoi se ky mesazh u dha në kohën e tradhtisë së Mauros me China Suarez, kur Nora thirri ish-bashkëshortin e saj për të ndërmjetësuar për Wandën dhe për ta bërë atë t’i jepte fund marrëdhënies pasi ajo e konsideronte atë një person toksik për vajzën e saj.


