Aktori i njohur Leonardo DiCaprio disa javë ka nxitur dyshimet se është në një lidhje me modelen italiane Vittoria Ceretti, teksa u panë duke kaluar kohë së bashku.

Ndonëse dyshja nuk i kanë konfirmuar akoma romancën, në rrjet qarkulluan lajme se lidhja e tyre është kalimtare.

Mirëpo sipas disa burimeve të afërta me aktorin dhe 25-vjeçaren lidhja e tyre është mjaft serioze.
“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë.”- tha burimi.
Kujtojmë që dyshja u panë për herë të parë në një klub në Ibiza, duke u puthur dhe përqafuar së bashku.
© Panoramaplus.al



