14 Shtator, 2022

U bë baba për herë të parë, Robin Krasniqi zbulon emrin e veçantë të djalit (Foto)


Robin dhe Marigona Krasniqi pak ditë më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali.

Po atë ditë boksieri ndau disa foto me të birin dhe Marigonën duke shkruar se i është realizuar ëndrra më e bukur në jetë.

“Falenderimi i takon Zotit! Sot unë u bëra Babë! Zoti ma mundësoj që të kem nga sot një Djalë.. Ma mundësoj që ëndrren më të bukur në jetë, ta realizoj dhe ta përjetoj, e sot e mbaj në duart e mija për herë të parë dhe nuk ju besoj syve të mi…Ndjenja më e bukur në jetë, e që më bënë të dal nga vetja, ishte takimi i parë me ty, kur ti pash sytë e tu për herë të parë zemra ime, unë tani jamë i përmbushur”-shkroi ai.

Tashmë që çifti po gëzojnë djalin e tyre, Robin ka zbuluar për ndjekësit dhe emrin e veçantë që i ka vendosur vogëlushit. Boksieri ndau në Instagram foton e ëmbël ku shihet duke mbajtur në krahë djalin e tij të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Meyson.

“Të dashur Miq, më lejoni të ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja, për lindjen e Djalit tonë, Meyson Robin Krasniqi. Ne ju përshëndesim nga zemra dhe ju urojmë gjithë të mirat”.– shkroi ai krahas fotos.

Vetëm pak ditë pasi zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, çifti i njohur zbuloi në rrjetet sociale se po mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Modelja zgjodhi që lajmin e ëmbël ta ndajë me rastin e ditëlindjes së Robin. Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dy prej tyre ishin ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë. Kurse boksieri shkroi: “Falenderimi i Takon Zotit qe në ditëlindjen e 35-të më jepi dhuratat me të mira në Jetë! Qëllimin dhe ëndrrën me të bukur në Jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi Familjen tonë!!”

 

© Panoramaplus.al