27 Nëntor, 2018

Roberti zbulon arsyen e veçantë përse Nora nuk e mbështet publikisht


E keni vënë re që këngëtarja e njohur Nora Istrefi nuk ka shprehur asnjëherë mbështetjen e saj për bashkëshortin, Robert Berisha në spektaklin e kërcimit “Dance with me”.

Ajo nuk ka publikuar në asnjë moment në rrjetet sociale, fotografi apo ndonjë video që shfaq Robertin duke kërcyer. Pavarësisht se Nora vijon normalisht me postimet e saj, ku ajo shfaqet shumë elegante, deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për partnerin e saj.

Lidhur me këtë ka folur vetë Roberti, i cili ka sqaruar këtë situatë. Në një intervistë për “Class”, ai tregon se Nora në fakt e ndjek gjithmonë spektaklin e kërcimit.

Sipas tij, “Instagram”-in këngëtarja nuk e përdor për të publikuar foto dhe video të familjes, por vetëm për biznes.

“Nora e sheh garën e tij në DWM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston gocën, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.

© Panoramaplus.al