“Më ngjyros” e Kamela Islamaj arriti të ishte në finalen e Festivalit të RTSH. Këngëtarja mori mjaft komente pozitive për performancën e saj edhe pse nuk arriti të në treshen e parë.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Kamela zbuloi se çfarë e surprizoi më shumë në këtë festival.
Ajo tha se ishte Robert Berisha, pasi nuk e njihte sia këngëtar më parë dhe se dinte që këndonte aq mirë live.
Kamela tha se komplimentet për performancën e saktë ja bëri edhe në prapaskenë.
“Unë ja bëra edhe komplimentet mbrapa skene. Më ka habitur edicion Robert Berisha. Më surprizoi për mirë dhe ia thashë komplimentet sepse unë nuk e njihja Robertin. Nuk jam shumë e abdetuar me muzikën shqiptare.
Nuk e dija që Roberti këndonte, e dija që ishte tastierist, që kishte bërë disa këngë, por nuk e dija që këndonte kaq mirë live. Ishte i saktë, i pastër të betohem. Edhe ai vetë ishte i vetëdijshëm,”– tha ajo.



