Pak e kujtojnë historinë e Robert Berishës me një tjetër femër para Nora Istrefit. Nga kjo marrëdhënie këngëtari ka edhe një vajzë.

Duket se tashmë ka vendosur që ta prezantojë të bijën edhe me publikun e gjerë. Ai ka uruar Aaronën për ditëlindjen e saj të 16-të.
“Me vajzën time Aarona, urime ditëlindja e 16-të”, ka shkruar Roberti sipër një fotografie të përbashkët që ai ka publikuar në rrjetet sociale. Jeta e tij private pasqyrohet shpesh në rrjetet sociale, ndaj dhe këtej e tutje, me gjasa do ta shohim më shpesh edhe me vajzën e tij të madhe.
© Panoramaplus.al

