4 Tetor, 2018

Robert Aliaj puthi në buzë moderatoren e njohur në mes të emisionit? (VIDEO)


Robert Aliaj është padyshim një prej figurave më të komentuara të showbizit shqiptar. Ai tërheq vëmendjen jo vetëm me pamjen e tij të veçantë, por edhe me deklaratat e forta që bën herë pas here.

Së fundmi, Roberti ishte i ftuar në emisionin “Pop Culture”, ku është intervistuar në natyrë nga moderatorja Dojna Mema.

Në videon e emisionit të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ata shfaqen duke biseduar së bashku e në një moment ai e ka kapur Dojnën dhe e ka shtrirë në bar, duke tentuar ta puthë.

 

View this post on Instagram

 

? Se cfare ka ndodhur, e ndiqni te shtunen ne @pop_culture_tch ? @robertdragot ?

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

Në videon e shkurtër nuk dallohet qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi pamjen e ka penguar kapelja e moderatores. Për më tepër, na mbetet të ndjekim puntatën e ardhshme të emisionit.

© Panoramaplus.al